Berisha: Asnjë votë për Luan monopolin e Lulzim Bravës! Të votojmë Ardi Mukën!

Lideri historik i PD, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Durrës, ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka deklaroi se Luan Hoti është një demokrat i kthyer në monopolist.

Berisha thekson se Luan Hotit ia bën fushatën Spartak Braho e një fakt i tillë është i pafalshëm.

“Krahas saj garon edhe një ish-demokrat i shndërruar në monopolist, Luan Hoti. Dy fjalë dua t’i them.

Ke zgjedhur Lul Bravën, ti qofsh, që zgjedh një humbës të pashpresë të lindur dhe kampion në Shqipëri i humbjeve në 30 vite.

Por kjo është zgjedhja jote. Por dy gjëra nuk të falen dhe nuk ka demokrat në Durrës që mund të t’i falë. Së pari, nuk të falet monopoli. Ne jemi parti e biznesit zotëri, por anti-monopol.

Monopoli nuk është biznes i ndershëm, monopoli është lloji i biznesit korruptiv me qeverinë i ndaluar me ligj.

Ti Luan si demokrat ke shkelmuar programin e PD, partisë anti-monopol, partisë së konkurrencës së lirë. Së dyti, nuk mund të lë pa thënë, e ka marrë vesh i gjithë Durrësi se Spartak Braho me porosi të Edi Ramës, bën fushatë për Lulzim Bravën, bën fushatë për ty Luan.

Këtu i këputim të gjitha lidhjet. Ndaj, demokratëve të Durrësit u bëj thirrje, çdo demokrati dhe demokrateje, asnjë votë për Lulzim Bravën, asnjë votë për monopolet, asnjë votë për Spartak Brahon. Asgjë s’na lidh ne me ata.

Të bashkohemi në 6 mars të gjithë së bashku. Të votojmë Ardi Mukën, përfaqësuesin e shkëlqyeshëm të qytetarëve, të burrave dhe grave, të Durrësit, banorëve të tij nga Ishmi te Shkëmbi i Kavajës”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply