Ardian Muka: Më 6 mars votoni ndryshimin, do ndryshojmë faqen e bashkisë tonë

Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Durrës, Ardian Muka, deklaroi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit se pushteti ka abuzuar me qytetarët ndërsa shtoi se durrsakët nuk presin dot më dhe tashmë do t’ua kthejë bashkinë atyre. Muka tha se do të drejtojë një bashki për qytetarët dhe jo për oligarkët.

“Një bashki që i shërben durrsakut të thjeshtë. Një bashki që nuk i shërben asnjë partie, që i rri larg politikës dhe do jetë afër qytetarëve. Në këto ditë dhe javë kemi trokitur në dyert e durrsakëve, por më shumë në dyert e zemrave të tyre që u hapën për ne. U bashkuan me pasionin tonë për t’i shërbyer ndryshimit. Ndryshimi do vijë nga zotimi ynë për të shërbyer dhe zotësia jonë”, tha Muka.

Ardian Muka tha se do të mbyllin të gjitha procedurat dhe pagesat për qytetarët që duan të riparojë banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

“Trashëgimi kulturore dhe turizmi do jenë shtylla të rëndësishme, të ndërthurura do krijojnë vende pune ku të rinjtë durrsakë të qëndrojë pranë familjeve të tyre. Do pastrojmë qytetin. Bujqësia do jetë prioritet ku produktet bio furnizojnë strukturat hoteliere. Rinisë do t’i krijojmë kushte të shkollohet dhe të punësohet në Durrësin e bukur”, u shpreh Muka.

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ i bëri thirrje qytetarëve që më 6 mars të bashkohen me ndryshimin me energji, pasion dhe guxim.

“Kemi shumë për të takuar. Do ndryshojmë faqen e bashkisë sonë. Falenderoj ata që u bashkuan. Kam një thirrje, të vazhdojmë këtë rrugëtim me më shumë pasion, energji, guxim dhe kurajo. Të bashkuar do fitojmë”, tha Muka.

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply