Bylykbashi: Në 6 mars Bashkia e Durrësit do t’u kthehet qytetarëve me Ardi Mukën kryetar

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka dhe ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilluan mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Drejtuesi politik i Shtëpisë së Lirisë në Bashkinë e Durrësit, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka kërkuar votën e durrsakëve në 6 mars, për të transformuar qytetin dhe ta kthejë bashkinë në shtëpinë e qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë të Durrësit, i nderuar Profesor Doktor Sali Berisha, lideri i padiskutuar i PD-së. I nderuar kandidat i Shtëpisë së Lirisë, miku im Ardian Muka. Të nderuar deputetë, kolegë, drejtues të nderuar demokratë, të nderuar përfaqësues të partive aleate që ndodhen sot këtu me ne.

Më 6 mars durrësakët kanë mundësinë t’i japin fund me votë, pandëshkueshmërinë që ka zënë strehë te godina e bashkisë që prej 22 vjetësh. Pandëshkueshmëria është ajo që ka pjellë arrogancën e pushtetarëve socialistë që kanë qeverisur këtë qytetet për 22 vjet si kanë dashur ata dhe jo si keni patuar nevojë ju. Arroganca e pandëshkuar ka bërë që ky qytet të jetë gjithmonë e më i vështirë për të jetuar. Taksat tuaja vidhen nëpërmjet investimeve të kota, ky shesh dhe Veliera janë prova dhe vendi ku janë betonizuar 20 miliardë lekë nga taksat tuaja.

Arroganca e Vangjush Dakos dhe Emirjana Sakos u kanë marrë nga xhepat, qindra milionë euro nga taksat tuaja në kato 22 vite por ju vazhdoni dhe përmbyteni njësoj kur bie shi.

Durrsakët kanë mudnësinë më të shkëlqyer që me votën e tyre, të ndryshojnë këtë qytet duke votuar durrsakun tonë, aktivistin dhe profesionistin me integritet, Ardian Mukën, kandidatin e Shtëpisë së Lirisë bashkia e Durrësit do të ketë fytyrën qytetare dhe dimensioni njerëzor që na ka munguar këto 22 vjet. Në 6 mars durrsakët i japin mandatin Ardi Mukës, që tu provoi atyre që skiakia mund të jetë shtëpia e qytetarëve, që pas një viti këta njerëz ti besojnë sërish me votë Ardit një mandat 4 vjeçar që të transformojë këtë qyetet”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply