Berisha: Kandidatja e Ramës e përfshirë në afera korruptive, Ardian Muka është e ardhmja e qytetit

Ish-Kryeministri Berisha mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, ku prezantoi edhe kandidatin e Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë Durrës, Ardian Muka. Berisha theksoi se zonja Sako, kandidatja e Ramës për Bashkinë e Durrësit, nuk është kandidate e denjë për të qenë në krye të qytetit, sepse është përfshirë në afera korruptive.

“PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Rama thoshte “nata” dhe protestonte me fotografitë e Enver Hoxhës. Dua të them këtu se zonja Sako nuk ka asnjë të drejtë të konkurrojë për të qenë kryetare e Bashkisë së Durrësit. Për njerëzit ka një kushtetutë morale. Firma e zonjës Sako si kryeinspektore është në dhjetëra dokumente, ku shkruhet se tërmeti i shtatorit nuk solli ndryshime serioze strukturore.

Këta ndërtesa morën jetë njerëzish të pafajshëm, ndërtesa që nëse do rregulloheshin, ata qytetarë do ishin sot midis nesh. Sako nuk ka treguar as drejtësi dhe ndjeshmërinë e një zonje, ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti, që patën fatin e keq, që ndaheshin si disa të PS e të tjerët veçmas, si luftë klasore, u tregua fanatike. Sako është përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve”, deklaroi Berisha.

Berisha pati një thirrje për qytetarët që votojnë në 6 bashkitë e vendit. Berisha tha se, vota në 6 mars është përcaktuese për të afruar zgjedhjet e reja të përkohshme.

“Me 6 mars me votën tuaj ju keni një rast epik do të thosha për të mbjellë shpresë në çdo zemër shqiptare. Ju keni një rast të jashtëzakonshëm për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme në mënyrë që Shqipëria të çlirohet nga narkoshteti, të çlirohet nga shteti i bandave dhe plaçkitjeve, dhe të rivendosë ligjin, të rivendosë të drejtë, shpresën dhe të ardhmen si perspektivë për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Durrësit, Berisha kërkoi që të votojnë të dielën kandidatin e koalicionit opozitar, Ardian Muka, për të mbrojtur të ardhmen e qytetit.

Duke u ndalur te afera e Portit, Berisha tha se, mafia qeveritare e kryesuar nga Edi Rama po tenton të plaçkisë Durrësin.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply