Bano: Arroganca e pushtetarëve ka kaluar çdo cak human, më 6 mars ndëshkoni me votë!

Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Lushnjë, Elton Bano, deklaroi në mbyllje të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit se nuk ka rënë pre e kundërshtarëve ndërsa theksoi se shpresën për ndryshim e ka parë kudo, në çdo fytyrë e çdo shtrengim dore. Bano i bëri thirrje lushnjarëve që ta votojnë të dielën e 6 marsit për të bërë ndryshimin.

“Nuk ka asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se besimi juaj. Angazhohem ta përkthej atë në zhvillim të qytetit tonë, duke qenë zëri i lushnjarëve pa dallim”, tha Bano.

Elton Bano deklaroi se janë përballur me problematika pafund në Lushnjë, duke nisur nga varfëria, papunësia, paga dhe pensione të ulëta.

“Buqjësia në ditët më të errëta, arroganca e pushtetarëve të pangopur ka kaluar çdo cak human. Arti, kultura dhe shkolla në degradim. Edhe spitali i Lushnjës po degradon, specialistët kanë ikur. Shumë probleme të tjera kanë vrarë shpresën dhe të rinjtë po largohen”, tha Bano.

Ndër të tjera ky i fundit theksoi se pushteti i zgjedhur për t’i shërbyer qytetarëve është kthyer në instrument pengues e sundues mbi shqoërinë.

“Janë cënuar parimet e shtetit ligjor, ëshët cënuar demokracia. Të gjithë po vuajmë, të majtë e të djathtë. Vota jonë të dielën do jetë votë për familjen tonë dhe për të ndëshkuar ata që përbuzën qytetin.”-tha Bano.

Në përfundim, Bano tha se çdokush që ka të drejtën e votës duhet të marrë në dorë fatin e qytetit të dielën, ditën e zgjedhjeve të pjessme.

“Të ndahemi nga premtimet e përsëritura, ku premtimet kthehen në mashtrime. Ky mandat 1-vjeçar mjafton për një fillim të mbarë, do i themi ndal këtij pushteti, unë nuk do t’ju zhgënjej. Në cilësinë e kryetarit dera do jetë e hapur për të gjithë qytetarët e mi pa dallime politike. Ju siguroj se s’kam asnjë ambicie tjetër veçse t’ju shërbej me ndershmëri. Ju ftoj më 6 mars të tregoni dashurinë për Lushnjën për ndryshimin që do të ndodhë”, tha Bano.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply