Berisha: Më 6 mars keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano dhe ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilluan mitingun përmbyllës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë e Lushnjes.

Ish-Kryeministri falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë takim entuziast dhe i garantoi se në 6 mars Bashkia e Lushnjes do ti kthehet qytetarëve dhe halleve të tyre. “Elton Bano do të jetë një shërbëtor i vërtetë i përkushtuar i juaji, i fëmijëve tuaj, se me punën e tij plotë përkushtim, ai do të bëjë realitet ëndrën tuaj të fisnike të ndryshimit të Lushnjes”, u shpreh Berisha.

Qytetare dhe qytetarë të Lushnjes, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, i dashur kryetar i ardhshëm i Bashkisë Lushnje zoti Elton Bano, zotërinj deputet, ish-deputet drejtues të PD-së të rrethit të Lushnjes.

Përshëndetje e mia më të përzemërta mirënjohjen më të thellë për këtë manisfesitm madhështor, që ju i keni dhënë Lushnjes sot, fytyrën e bukur të fitores së 6 marsit, me të cilën ju i keni dhënë Lushnjes sot, fytyrën madhështore të ndryshimit të 6 marsit me preznecën tuaj sot në këtë shesh, ju i keni dhënë Lushnjes të gjitha ngjyrat e shpresës së shumë pritur për lushnjarët dhe shqiptarët kudo që janë.

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, vij sot këtu gjithashtu të shpreh bindjen më të thellë se, Elton Bano do të jetë një shërbëtor i vërtetë i përkushtuar i juaji, i fëmijëve tuaj, se me punën e tij plotë përkushtim, ai do të bëjë realitet ëndrën tuaj të fisnike të ndryshimit të Lushnjes.

Me votën tuaj në 6 mars, ju votoni jo vetëm për qytetarin e parë të shkëlqyer të Lushnjes, por ju votoni për çdo shqiptar që kërkon ndryshimin jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Me votën tuaj më 6 mars, ju votoni që shtëpia juaj e parë, shtëpia e parë e Lushnjes të jetë shtëpia e qytetarëve, shtëpia e njerëzve të ndershëm, shtëpi transparent, shtëpia që përdor taksat tuaja për ti kthyer ato në shërbime ndaj jush, në infrastrukturë ndaj jush, për të ndihmuar biznesin, fermerët dhe mbarë qytetarët e Lushnjes.

Më 6 mars ju votoni që zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes të punojnë për ju, të bëjnë gjithçka për ndihmën tuaj dhe të mos ndodhë siç ndodhte, ku dhjeta qindra milionë vetëm naftë që ishte e destinuar për fermerët e Lushnjes,  të shëprdorohet dhe të vidhet nga zyrtarët për fushata elektorale dhe qëllime të tjera private, kjo merr fund, bashkia do të jetë e juaja”, u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se vota për kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ është hapja e rrugës për zgjedhje të reja të parakohshme. “Më 6 mars me votën tuaj keni një shans historik për të hapur dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme për Shqipërinë. Nuk mundet që parlamenti i patronazhistëve, bandave, abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë misioni juaj, i të gjithë atyre që votojnë në 6 mars.Në të 4 anët e vendit ka vetëm një thirrje, ndryshim dhe vetëm ndryshim.Kjo qeveri mendon më pak se çdo gjë tjetër për qytetarët, rrogat, pensionet, fermat e tyre. Ajo ka vetëm një qëllim si të grabisë pasuritë publike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply