Sot Shkodra në këmbë me Berishën dhe Bardh Spahinë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, do jetë i pranishëm sot në Shkodër, ku do mbahet tubimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha do jetë në krah të kandidatit Bardh Spahiu, të cilin të gjitha sondazhet e tregojnë fitues.

“Ftoj të gjithë qytetaret dhe qytetarët shkodranë të marrin pjesë. Shpresë, ndryshim, fitore, “Shtëpia e Lirisë”!” shkruan Berisha

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot e premte, më datë 4 mars, ish-kryeministri, z. Sali Berisha së bashku me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, z. Bardh Spahia organizojnë në pedonalen e qytetit, përballë Hotel Colosseo, tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Aktiviteti nis në ora 16:30 me koncert Rock, me performancën e grupit të njohur Urban Band, për të vijuar më pas me tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës.

About Redaksia2

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …

Leave a Reply