Tashmë lindim të gjithë të ndotur

Është e vështirë të arrish të lexosh në çfarëdo përmbledhje historike mbi linë e dhenve pa u ndeshur me fjalën pisllëk. Në shekullin e XIX, lija e dhenve konsiderohej në pjesën më të madhe një sëmundje e favorizuar nga pisllëku, arësye për të cilën supozohej se ishte për më tepër një sëmundje e të varfërve. Sipas teorisë miazmatike, një numër i mirë sëmundjesh infektuese shkaktohej nga ajri i keq, i ndotur nga jashtëqitje apo nga lëndë në dekompozim. Kushtet shëndetësore e të varfërve nëpër qytete përfaqësonin një kërcënim për klasën e mesme, që mbyllte dritaret e shtëpisë për të mbajtur jashtë ajrin që dilte nga basifondet. Mendonte se pisllëku ishte përgjegjës jo vetëm për sëmundjet, por edhe të imoralitetit. “E papastër! E papastër!” ankohet heroina e Drakulës kur zbulon se është kafshuar nga vampiri dhe dëshpërimi i tij ka të bëjë me fatin e shpirtit të tij sa edhe ai i trupit tënd.

Teoria mizmatike në fund zëvendësohet nga ajo mikrobike, që përbën një hap përpara në kuptimin e natyrës së infektimit, edhe pse hipoteza e mbështetur mbi pisllëkun nuk ishte krejtësisht e gabuar apo e kotë. Likuidi i bruton që kalon nëpër rrugë padyshim mund të përhapë disa sëmundje, megjithëse lija e dhenve nuk është njëra prej këtyre, dhe masat e higjenës e frymëzuara nga kjo teori do ta reduktonin ndjeshëm ndikimin e kolerës, tifos dhe murtajës. Njëra prej më domethënësve qe ajo e ujit të pijshëm. Për shembull, devijimi i lumit Chicago, i projektuar për të mos arritur likuidin e përmbysur në ujërat drejtpërsëdrejti në Liqenin Michigan, tek i cili mbështetej për t’u furnizuar me ujin e pijshëm, paraqiti benefitet evidente për qytetarët e Chicago.

Tani që kam kaluar shumë kohë nga devijimi i këtij lumi, nënat që takoj në birgjet e Liqenit Michigan nuk i japin shumë mendim pisllëkut. Pjesa më e madhe e jona mendon se pisllëku iu bën mirë fëmijëve, ndërsa disa janë dyshuese ndaj barit nëpër parqe, që mund të jetë trajtuar me substanca kimike toksike. Është shumë e rëndomtë midis njerëzve sesi ideja se toksinat, më shumë se pisllëku apo filizat, janë shkaku i fundit i shumë patologjive. Toksinat që na prekupojnë variojnë nga mbeturinat e pesicideve deri tek shurupi i misrit dhe sasira të larta fruktoze, dhe midis substancave jashtëzakonihst të dyshimta që nderojnë bisfenolin A që mbulon pjesën e brendshme e kanoçeve tona, ftalatet e ndodhur nëpër shampo dhe TDCPPP e pranishme në divanet dhe në dysheqet tona.

Qysh përpara shtatzanësisë kisha bërë ndonjë ekskursion në toksikologjinë intuitive, por më pas jam zhytur në themeë vetëm me lindjen e tim biri. Kam zbuluar se deri një fëmijë që merr qumësht nëne mund të gëzojë iluzionin e sistemit të mbyllur, të një trupi që nuk ka hyrë ende në raport me papstërtinë e bujqësisë dhe të industrisë. E bindur siç isha nha tregimi i trupit të pandotur, kujtoj sesi kam provuar një spazëm kur im bir ka pirë ujë për herë të parë. “I papastër! I papastër!”, ka ulëritur mendja ime.

“Ishte shumë i pastër”, ka thënë një nënë nga Baltimora lidhur me djalin, që kishte zhvilluar një formë leuçemie prej të sapolinduri. Nëna ja atribuonte fajin e sëmundjes tek ndotësit e ndodhur tek vaksinat dhe ankohej pse kishte lejuar veten që ta vaksinonte. Frikërat se mos formaldeida e pranishme tek vaksinat provokon kancerin janë të ngjashme me atë të mërkurit dhe të aluminit, pasi gjenden në agregate të vegjël në substancën në fjalë, edhe pse megjithatë në sasi konsiderueshëm më të ulëta se ato që absorbohen nga burime të tjera të përbashkëta të së njëjtës substancë. Formaldeida gjendet në gazin shkarkues të makinave dhe në tymin e cigareve, ashtu si në kutitë prej letre apo në shamitë prej letre, dhe rilëshohet nga kuzhinat prej gazi dhe nga sobat po me gaz.

Shumë vaksina përbajnë gjurmë të formaldeides së përdorur për ta çaktivizuar virusin dhe kjo mund të ngjallë alarm tek ata prej nesh që e asociojnë formaldeiden midis breshkëve të vdekura në kuti prej xhami në laborator. Në përqëndrime të tjera është sigurisht toksike, por është një produkt i trupave tona, esencial për metabolizmin tonë, dhe sasia që tashmë qarkullon në organizmat tona është konsiderueshëm më e lartë se ajo që marrim me vaksinimin. E njëjta gjë vlen për mërkurin, me të cilin një fëmijë do të jetë më i ekspozuar për shkak të mjedisit rrethues sesa prej një vaksinimi. Kjo është e vërtetë edhe në rastin e aluminit, që përdoret si ndihmës në vaksina për të forcuar reagimin imunitar. Alumini gjendet në një thes prej gjërash, përfshi fruta dhe drithëra, ashtu si në qumështin e nënës, që rezulton të jetë i ndotur sa mjedisi ynë në përgjithësi. Analiza laboratorike të qumështit të nënës kanë hasur praninë e diluentëve, solventëve për larjen në të thatë, të papërshkueshmet nga zjarri, pesticidet dhe shtytësit për raketat. Gazetarja Florence Williams vëren: “Pjesa më e madhe e këtyre substancave kimike është e pranishme në sasira mikroskopike, por sikur qumështi i nënës të shitjej në supermarketin e lagjes, disa pjesë nuk do të kënaqnin nivelet federale e sigurisë ushqimore për mbeturinat e DDT dhe PCB”.

Përkufizimi i toksinës mund të tingëllojë në një farë mënyre i habitshëm, nëse je mësuar ta dëgjosh këtë fjalë të shqiptohet brenda një konteksti substancash rezistente ndaj zjarrit dhe parabeni. Megjithëse sot termi toksinë shpesh përdoret në referim ndaj substancave kimike artificiale, kuptimi më i saktë i saj i rezervohet akoma sot helmeve me origjinë biologjike. Për shembull, toksina e kollës së mirë është përgjegjëse për dëmet në mushkëri që mund të bëjnë të zgjasë për muaj me radhë një kollë konvulse pasi që në origjinë janë vrarë nga antibiotikët. Toksina e difteritit është një helm mjaft i fuqishëm sa të shkaktojë pamjaftueshmëri të forta të organeve dhe tetanozi prodhon një neurotoksinë vdekjeprurëse. Vaksinimi sot na mbron nga të gjitha këto toksina.

Toksoid është termi që përdoret për një toksinë që është detoksifikuar; por ekzistenca e një klase vaksinash të quajtura toksoide ka mundësi nuk ndihmon të ulen shqetësimet lidhur me faktin që vaksinimi është burim toksiciteti. “Idhtarja e konsumatorëve” Barbara Loe Fischer i ushqen rregullisht frikëra të ngjashme, duke ju referuar vaksinave si “substanca biologjike me toksicitet të panjohur” dhe duke ju apeluar konservantëve jotoksikë dhe studimeve të mëtejshme lidhur me “toksicitetin e të gjithë shotjcave të vaksinave” dhe “efekteve toksike kumulative” potenciale të tyre.

Toksiciteti për të cilin flitet mbetet i pakapshëm, në kalimin e tij nga komponentët biologjikë e vaksinave tek konservuesit e tyre, domethënë në një çështje akumulimi që ka të bëjë jo vetëm me vaksinat, por edhe me toksicitetin që buron nga mjedisi në përgjithësi. Në një kontekst të ngjashëm, frika ndaj toksicitetit më duket një ankth i lashtë i ripagëzuar me një emër të ri. Nëse dikur fjala pis, me atë aureolë moralistike, të bënte të mendohej për mëkatet e mishit, sot termi toksin është një dënim i të këqijave kimike të botës tonë të industrializuar.

Kjo nuk do të thotë se preokupimet lidhur me ndotjen mjedisore nuk janë të justifikuara – ashtu si teoria miazmatike, edhe ajo e toksicitetit është e ankoruar me rreziqe reale – por se mënyra me të cilën mendojmë për toksicitetit ngjan paksa me atë me të cilën dikur arësyetohej lidhur me pisllëkun. Të dyja teoritë u mundësojnë mbështetësve të tyre që ta kenë në kontroll shëndetin duke ndjekur pastërtinë personale. Për kë besonte teorinë miazmatike nënkuptonte të mbyllej në shtëpi, duke perde të rënda dhe persiane mund ta mbanin hermetikisht jashtë erën e të varfërve dhe problemet e tyre. Versioni bashkëkohor i persianeve të mbyllura konsiston në blerjen e ujit të pastruar, të pastruesve të ajrit dhe të ushqimit që premtojnë të mbetesh i pakontaminuar.

Pasërtia, sidomos ajo e trupit, është koncepti dukshëm i pafajshëm që qëndron prapa disa prej masave sociale më mizore të shekullit të kaluar. Ka qenë pasioni për pastërtinë trupore ai që ka udhëhequr lëvizjen e eugjenetikës, që ka çuar në sterilizimin e grave të verbëra, zezake apo të varfëra. Preokupime për pastrërtinë trupore qëndronin prapa ligjeve lidhur me martesat e përzeira, që mbijetuan më shumë se një shekull pas abrogimit të skllavërisë dhe prapa ligjeve lidhur me sodominë, që vetëm kohët e fundit janë shpallur antikushtetues. Goxha solidaritet njerëzor është sakrifikuar në emër të ruajtjes së një pastërtie të supozuar.

Nëse nuk e dimë akoma se çfarë mund të nënkuptojë saktësisht për shëndetin e fëmijëve tanë prania e një game të gjerë substancash kimike në gjakun e kordonit ombelikal dhe në qumështin e nënës, të paktën dimë se nuk jemi, deri qysh në lindje, më të pastër në ambientin tonë. Tashmë lindim të gjithë të ndotur. Në zorrët tona kemi një numër mikroorganizmash më të madh se ai i qelizave të trupit tonë: zvarritemi me bakteret dhe jemi plot me substanca kimike. Thënë me fjalë të tjera, jemi në vijueshmëri me gjithçka që ka në këtë Tokë. Përfshi edhe, në mënyrë të veçantë, të tjerët.

(Ky është një ekstrakt i librit “Imunitet. Vaksina, viruse dhe frikëra të tjera i autores Eula Biss)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply