Rama kalon çdo cak! Porti i jahteve në Durrës ju “shitet” të huajve si realitet ekzistues!

Nga Edi PALOKA

Nuk e di ta ndaj; Rama eshte thjeshte mashtrues apo jeton vertete ne nje bote te tijen imagjinare ku ai eshte nje udheheqes i madh qe ka bere mrekulli per popullin e tij?!!!

Rama eshte i famshem per paraqitjen e projekteve ne 3D si “arritje” te qeverise se tij. Ato projekte nuk realizohen kurre dhe ne shumicen absolute te rasteve jane te vjedhura diku ne internet. Deri tani ato kane sherbyer per te bindur shqiptaret se qeveria ka projekte madheshtore per investime dhe deri ketu jemi ne rrafshin e mashtrimeve, po ajo cfare me derguan se fundmi, e kalon dhe kete cak.

Ne linjat e fluturimit me Air Albania (qe nga ana e saj eshte nje mashtrim me vete sepse turku shitet per shqiptar) udhetareve ju eshte vene ne dispozicion dhe nje reviste ku reklamohet Shqiperia. Shume mire! Kete publicitet e gjen ne gjithe linjat nacionale per vendet e tyre; paraqesin vendet me te bukura, pikat turistike, traditat… Keshtu dhe nje i huaj qe nuk e njeh vendin, mund te vendose e te zgjedhe se cfare te vizitoje ne destinacionin per ku udheton.

Po cfare ndodh me revisten qe ju vihet ne dispozicion te huajve ne Air Albania?

Duke e shfletuar ate, te shfaqet perpara jo Shqiperia reale , po ajo imagjinare, 3D-ja e Rames! Per shembull, porti i famshem i jahteve dhe marina qe gjoja do e ndertonin arabet ne Durres, ne kete reviste shitet sikur te jete realitet ekzistues.

Prandaj dyshoj nganjehere qe Rama nuk eshte thjeshte mashtrues, po mbase jeton vertete ne boten e tij imagjinare e per kete duhet meshiruar duke e mbyllur thjeshte ne nje spital psiqiatrik!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply