Zbulohen dokumentat/ Rama i jep kandidatit të Bashës 450 mijë metra katror tokë në Lagunë

Dalin dokumentet e dhënies me qira të 450 mijë metra katrorë tokë nga qeveria e Edi Ramës për kandidatin e Lulzim Bashës në Durrës, Luan Hoti.

Kontrata është nënshkruar në Tiranë në vitin 2020 dhe vazhdon të jetë në fuqi dhe i është dhënë kandidatit të Bashës për të zgjeruar biznesin e tij.

E pas këtyre dokumenteve, mund të merret lehtë me mend se sa i lirë është kandidati i Bashës në Durrës.

Bashkëqeverisja Rama-Basha pasi shtiu në dorë opozitën duke vrarë zërin e protestës, tashmë ka ardhur në stadin e ndarjes së të mirave materiale.

Afera 3.8 miliardë euro e Portit të Durrësit, ku janë të përfshirë si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha, është vetëm maja ajsbergut e asaj që pritet të shndërrohet në ditët në vijim, si megaafera e shekullit.

Pikërisht në Durrës po ‘gatuhen’ marrëveshjet e rëndësishme të bashkëqeverisjes Rama-Basha.

Fillimisht, iu dha familjes së Luan Hotit, kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Durrës, monopoli i rimorkiatorëve të anijeve dhe trageteve nga Saranda e deri në Shëngjin. Tenderi miliona euro i dhënë me firmën e kryeministrit Edi Rama ndahet mes njerëzve pranë Bashës dhe atyre të Edi Ramës. Dhe për këtë s’ka pikë dyshimi.

Si të mos mjaftojë monopoli i portit, sot u zbulua një tjetër aferë e Ramës me kandidatin e Bashës, Luan Hoti.

Denoncimin fillimisht e bëri avokati Kujtim Cakrani, në Facebook ku shkruante se Kujtim Hoti, vëllai i Luan Hotit, ka përfituar nga qeveria 450 mijë m2 tokë në zonën e Lagunës së Karavastasë për të zhvilluar biznesin ‘Agro Fish Hoti’.

Pra, bashkëqeverisja jo vetëm ka kohë që funksionon, por tashmë po jep frytet e para duke ndarë plaçkën.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian: Si u zhduk emri i Olsi Ramës nga hetimet e grupit ta kokainës

Gazetari i RAI3, Giorgio Mottola zbuloi se si u arrit te investigimi që ka tronditur …

Leave a Reply