Bardh Spahia: Qytetarët refuzuan shndërrimin e opozitës në patericë të Edi Ramës 

Bardh Spahia e quajti votën e shkodranëve, që i besuan atij bashkinë e kryeqendrës së veriut, si mesazh për të gjithë Shqipërinë.

“Shkodranët votuan opozitën e vërtetë dhe Partinë Demokratike të vërtetë”, tha Spahia në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, duke shtuar se qytetarët ndëshkuan qeverisjen skandaloze të Edi Ramës.

Gjithashtu, Spahia tha se, qytetarët refuzuan edhe modelin humbës dhe shndërrimin e opozitës në patericë të Edi Ramës.

“Mesazhi është një dhe i vetëm, mesazhi i domosdoshmërisë së bashkimit të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm për të bërë të mundur ndryshimin e situatës skandaloze, katastrofale, ku e ka zhytur vendin, sidomos Shkodrën, qeverisja e papërgjegjshme e Edi Ramës dhe e kësaj mazhorance. Ky ka qenë mesazhi i çdo takimi me bashkëqytetarët e mi shkodranë dhe ky ishte mesazhi që të gjithë bashkë donim t’i përcillnim pjesës tjetër të Shqipërisë.

Është populli më liridashës që kam njohur ndonjëherë, popull që i ka ngulur rrënjët thellë te kultura, te paarardhësit e vet që nuk u pajtuan me asnjë formë regjimi, ndaj asnjë formë diktature, kanë rezistuar për dekada të tëra ndaj diktaturës më të egër komuniste. Reflektohet te shpirti aktual i të gjithë shkodranëve, dëshira e madhe për të qenë të lirë dhe vlerësimi i jashtëzakonshëm që kanë për votën e lirë, për votën e tyre dhe për çdo qytetar të ndershëm të vendit.

Qytetarët e Shkodrës në bllok kanë refuzuar modelin e emërimit, komandimit, pa pyetur strukturat, refuzuan modelin humbës i cili na ka udhëhequr ne prej 9 vitesh, duke e kthyer një pjesë të opozitës shqiptare në patericë për Edi Ramën. Këtë e kanë refuzuar qytetarët shkodranë në mënyë masivbe. Këtë duhet ta lexojnë mirë nga Basha e cilido parlamentarë aktual​”, u shpreh Spahia.

Kryetari i ri i bashkisë Shkodër tha se demokratët që nuk e votuan do ta kenë derën hapur për t’u bërë pjesë e opozitarizmit të vërtetë.

Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.

“E kam thënë edhe pak sekonda pas numërimit të votës së fundit që dera e ne shumicës së demokratëve të PD të vërtetë, apo mbrojtësve të votës së lirë apo pluralizimit në këtë vend, do t’i kemi gjithmonë dyert e hapura edhe për ato demokratë që mund të kenë humbur rrugën për momentin, por që padyshim janë pjesë dhe do të jenë pjesë integrale e jona. Janë minorancë absolute brenda PD.

Dhe përgjigjen e morën nga qytetarët shkodranë. Ju bëj thirrje të vijnë, të fillojmë së bashku një opozitarizëm të vërtetë. Objektivi ynë është bashkimi i të gjithë demokratëve nën opozitarizmin e vërtetë, nën PD-në e vërtetë, në mënyrë që të bëhemi gati një orë e më parë për t’u përballur me kundërshtarin tonë historik Edi Ramën dhe qeverisjen e tij, mazhorancën që prej 9 vitesh po i merr frymën qytetarëve shqiptarë”, theksoi Bardh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply