Berisha-Ballës: Skllevër që ulni kokat para një tirani…

Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka replikuar pasditen e sotme në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit tha se, deputetët duhet të votojnë rezolutën që dënon agresionin rus mbi Ukrainën, kurse Berisha thotë se deputetët nuk kanë thënë asgjë për rezoloutën e PE, që citon se Rusia ka tentuar të destabilizojë qetësinë në Ballkan dhe të dëmtojë demokracinë.

“Fatkeqësi shumë e madhe që në kushtet e një plage të madhe mu në mes të Evropës të çohet dikush që ka qenë president e të fyej viktimat, familjet që janë të detyruar të lë atdheun e vet dhe të hedhë të njëjtat kunja që ka hedhur tërë jetës së vet politike, për orekse të brendshme. Turpi ka një emër dhe i mbetet atij që foli. Rezoluta është në të njëjtën linjë, standard të BE, Bundestagut. Mund të kesh 1 mijë arsye për të bërë opozitë, por diskutimi i njeriut që foli që s’kishte lidhje me opozitën”, tha Balla.

Sali Berisha nga ana tjetër theksoi se rezoluta e PE-së thotë se janë shqetësuese përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Ai iu drejtua deputetëve duke i quajtur vasalë të Vuçiçit që s’gjejnë dot guximin të flasin për Ballkanin e Hapur.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se shikon me shqetësim të madh përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor e të hyjë në proceset e tyre demokratike. Shpreh keqardhje të madhe se Serbia me mos pozicionimin e saj, në bashkimin me BE ndaj sanksioneve ruse e rëndon procesin e saj në integrimin drejt BE. Tani t’ju pyes unë ju, nëse PE gjen një nen për Ballkanin Perëndimor dhe ju vasalë të Vuçiçit nuk gjeni guximin të thoni asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur… Çfarë jeni ju more mjeranë, skllevër që ulni kokat para një tirani që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit po ka të njëjtën shpirt. Vendi i tij është në Hagë, për masakrat e shkaktuara. Nuk ia vlen të jap atë që meriton personalisht parafolësi, por kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply