Demokratët “masakrojnë” Bashën në faqen e tij sociale: Jep dorëhqjen, o i shitur!

Si të mos i mjaftonin “shuplakat” nga të vetët brenda Partisë Demokratike, Lulzim Bashën tashmë e kanë “masakruar edhe demokratët në faqen e tij sociale, Facebook.

Teksa ka ururar festën e gruas përmes një videoje, shihen me dhjetëra komente përbuzëse e denigruese ndaj tij.

Lulzim Basha nuk pranon asnjë humbje edhe pas rezultatit shkatërrues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ai ka bërë vetëm një reagim në lidhje zgjedhjet duke thënë se nuk ka humbur asnjëherë dhe se është përballur me masakra elektorale.

Zgjedhjet e 6 marsit ai i cilësoi kurth dhe anomali.

PD-ja e Lulzim Bashës doli e treta në renditje në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dolën në vend të dytë, ndërsa Bardh Spahia i këtij koalicioni opozitar fitoi Bashkinë Shkodër.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply