8 Marsi, festë apo protestë?!

Nga Albana VOKSHI

8 marsi, e vetmja ditë e vitit në të cilën gratë e vajzat janë në qendër të vëmendjes.

Një tufë me lule, një kartolinë, një dhuratë simbolike, një përqafim nga fëmijët apo të afërmit mbushin me lumturi botën e tyre. E nuk ka më bukur së një nënë e lumtur, një motër e gëzuar.

A mjafton kaq??

Nesër do jetë 9 mars, një tjetër ditë që i rikthen gratë në një realitetin e hidhur ku jetojnë. Një realitet i trishtë, sepse qeveria dështoi për 9 vjet të përmirësojë jetën e gruas.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës gruaja është trajtuar si një statistikë, një foto shumëngjyrëshe, një numër.

Në realitetin e hidhur ku jetojnë cdo ditë, ato janë braktisur, janë fyer e përcmuar, janë shpërfillur e dhunuar.

Gratë dhe vajzat shqiptare përbëjnë përqindjen më të lartë të popullsisë, që jeton në varfëri të tejskajshme.

Edhe këto ditë, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale, e kam prekur nga afër këtë realitet të hidhur e të zymtë.

Kam takuar, gra që kërrusen cdo ditë nga pesha e halleve që kjo qeveri jau shton cdo ditë. Nëna që vajtojnë cdo ditë në shtëpitë e shkretuara sepse Edi Rama I ka detyruar fëmijët e tyre të ikin. Kam takuar gra, edhe kryefamiljare, që i kanë hequr nga ndihma ekonomike dhe nuk ushqejnë dot me vakte të plota fëmijët e tyre. Kam takuar vajza të reja që nuk shkollohen, sepse prindërit e tyre nuk kanë asnjë mundësi financiare. Kam takuar gra të dhunuara, edhe me urdhër mbrojtje, por në mëshirë të fatit, sepse shteti bëhet palë më dhunuesin e jo të dhunuarën. Kam takuar gra me aftësi ndryshe, pët të colat cdo derë e qevërisë prej vitesh është e mbyllur. Kam takuar mësuese e edukatore të shantazhuara për vendin e punës nlse do të votonin për Shtëpinë e Lirisë. Kam takuar….. mijëra gra e vajza që meritojnë një jetë ndryshe, meritojnë një jetë më të mirë!!!

Ky është realiteti që Edi Rama ndërtoi në 9 vjet për gratë, realitet që as propaganda stërmadhe e Edi Ramës nuk e mbulon dot!!!

8 MARSI – FESTË APO PROTESTË PËR TË DREJTAT E GRAVE DHE VAJZAVE???

Gratë janë gjysma e popullsisë, ato meritojnë barazi!

Është koha që gratë të bashkohen, përtej bindjeve partiake apo axhendave politike!

Diskriminimi gjinor duhet të marrë fund! Dhuna shtetërore ndaj grave e vajzave duhet të marrë fund!

Së bashku ne mund dhe do të bëjmë ndryshimin!!!

Së bashku, s’duhet të reshtim përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri ku të gjitha gratë të kenë një jetë më të mirë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të mirë për fëmijët tanë!

Së bashku në mundemi!!

Gëzuar 8 Marsin dhe secilën prej 364 ditëve të tjera të vitit!!!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply