Paloka-Bashës: Pas “Kryetarëve” pa anëtarë, nesër mblidh fisin dhe krushqinë!

Deputeti Edi Paloka ka ironizuar takimin e sotëm të Lulzim Bashës me drejtuesit e degëve, ndërsa shprehet se 80% të tyre i ka zgjedhur vetë.

Paloka thekson se, me veprime të tilla Basha vijon të bëhet qesharak deri në dhimbje. Madje në vijim të ironisë, Paloka shkruan se nesër Basha do të mbledhë fisin dhe krushqinë.

Postimi nga Edi Paloka

Vazhdon të bëhet qesharak deri në dhimbje, po kjo nuk e shqetëson!

Ka mbledhur sot “kryetarët” e degëve, 80% të të cilëve i ka emëruar vete. “Kryetarë” pa anëtarë, disa prej të cilëve e vetmja “punë” që kanë bërë që kur janë emëruar, ka qenë ndërrimi i bravave në selitë e PD.

Ka mbledhur dhe kandidatët e tij humbës, që megjithëse të renditur të tretët në garën me tre vetë, deklarojnë njësoj si “lideri” se nuk kane humbur asnjëherë dhe sigurisht që L.B nuk ka pse jep dorëheqje. Beteja sapo ka filluar !

Nesër do mbledhë fisin dhe krushqinë…!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply