Rama dhe Balluku paralajmërojnë krizë ekonomike

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturë, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp nga kryeministria dha detaje për krizën e energjisë.

Balluku ndër të tjera tha se çmimi i energjisë do të vazhdojë të rritet. Ajo tha se në mars pritet që energjia do të blihet me 500 euro, ndërsa parashikohet që të shkojë në muajt në vijim deri në 1 mijë euro për megavat orë.

“Ne përdorim gjithmonë kaskadën. Megjithatë ky do të vazhdojë të jetë një vit i thatë. Sot po blejë në treg me 550 euro megavat dhe pritet rritje. Dëshiroj që çfarë thashë deri tani ta përkthej në shifra.

Në muajin shkurt është blerë me 230 euro dhe pritshmëria për muajin mars do të jetë 500 euro pra dyfish i asaj që kemi blerë në janar.

Parashikimi për blerjen në muajin mars me çmimin që ju thashë është 100 milion euro ndërsa në prill është 134 milion euro. Në total deri në muajin e katër të këtij viti do të arrijë deri në 320 milion euro. Pritet që çmimi të shkojë mijë euro për megavat”, tha Balluku.

Sakaq, kryeministri Edi Rama njoftoi sot ngritjen e një komisioni të posaçëm për përballimin e pasojave të luftës Rusi-Ukrainë. Sipas tij, vendi ynë nuk rrezikohet nga ndonjë agresion ushtarak, por ai ekonomik.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply