Përshkallëzohet protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohen rrugët

Mijëra qytetarë, të organizuar në rrjetet sociale, janë duke tubuar përpara godinës së kryeministrisë, pasi çmimi i karburanteve arriti nivele stratosferike.

Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke bllokuar të dyja anët e unazës së qytetit, gjë e cila ka sjellë edhe paralizimin e qarkullimit.

Qytetarët janë ulur në rrugë, duke njoftuar se kjo protestë do vijojë çdo ditë në orë 17:00, ku do kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës.

Kujtojmë se sot, nafta u tregtua në disa pika karburanti në 275 lekë për litër, ndërkohë që Edi Rama paralajmëron rritje në vazhdim, për shkak të luftës në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama dha 29 mijë hektarë toka për mbjelljen e vendit me drogë para zgjedhjeve

PD ka bërë pubik sot një investigim të gazetarit Armand Maho ku me dokuemnte shtetërore …

Leave a Reply