Gjekmarkaj propozon një komision të përbashkët për drejtimin e PD deri në zgjedhje

Nga Agron GJEKMARKAJ

Sot PD gjindet ende në agoni të plot ! Lulzim Basha është nën një presion të gjithëanshem. Moda kerkon që ai të fajesohet për çdo gjë, të anatemohet, të shahet, të fyhet por ky është jakobinizem ! Natyrisht humbjet, lodhin, humbjet frustojnë, humbjet prodhojnë urrejtje. Por jemi njerez dhe duhet të mbetemi të tillë, jemi qënie humane e nuk duhet të behemi bisha! PD po paguan para historisë faturen e saj 30 vjeçare! Ajo ka prekur fundin. Sigurisht Lulzim Basha ka pergjeqesi të medha, ne të tjeret pas tij po aq. Une e ndjeva atë pergjeqësi dhe u largova. Basha është sulmuar në besueshmeri në menyrë asgjesuese, gati të pakthim.

Basha nuk ka ditur të sulmojë e as të mbrohet. Bashes i janë ngritur kurthe dhe ai ka rënë në to. Politika qënka me kurthe po re ferkojnë duart s’ta qan kush hallin. Basha ka zgjedhur gjuhen dhe qendrimet e gabuara per të komunikuar me demokratet dhe shoqerinë! Basha nuk është djalli dhe ne engjejt. Basha nuk është humbesi i vetem. Por meqenese ai është lideri ai duhet të marre pergjeqesi dhe të prese nyjen gordiane ! Ai duhet të dorhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratve.

Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenen publike thotë kam fituar! Asgjë ska fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë ! Sali Berisha duhet të tregojë se PD nuk e sheh si pronë pershtypje kjo e krijuar në 30 vjet! Duhet tu tregojë demokratve që nuk e do atë per femijet e tij dhe tarafin nga pas po per Shqiperinë dhe demokratet.

Ai duhet të premtoje terheqjen nga aventura që premton ! Një burrë në moshë të thyer e cili e ka konsumuar historinë e tij me një “non gratta” nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kenaqe krenarine e tij mazokiste mund të thuhet që pjeserisht e ka realizuar atë. PD duhet të bashkohet.

Një komision nga dy anet duhet të ndertojë një platforme bashkimi e rithemelimi të vertete e jo pupulist stadiumesh. Ky komision mund të behet drejtimi i perkohshem i PD per ta çuar atë drejt gares ! Gara e vertete e nxjerr liderin dhe e bashkon partinë! Personalisht çdo vendim që marr se bej per ti hyrë në qejf njeriu apo për të merzitur njeri e bej per vete dhe njerzit aq sa janë që mund te perfaqesoj. Aty që na thonë “ejani po edhe po nuk erdhet bejme edhe pa ju” ju them qe detyrimin e kam vetem per demokratet kudo që ndodhen e në veçanti per qytetaret e qarkut Lezhes që më kanë votuar.

Nuk do me shihni kurrë duke i lepirë kepucet njeriu! Nuk do me shihni duke u zvarritur apo duke u servilosur ! Nuk do më shihni duke i bërë m… marshallah. Per mua politika vlen per aq ditë sa perfaqesoj diçka! Ajo e humbet kuptimin kur kjo lidhje bie.PD sot ka nevojë per arsye, për humanizem, ide dhe vendime të veshtira por të fisme! Kjo pritet nga Basha dhe Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, t’u tregojmë se në programin e ri të PD, misioni është investimi tek ata

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, …

Leave a Reply