Luli i tmerrshëm deklaron: Do t’i jap goditjen përfundimtare qeverisë

I lodhur dhe i hutuar, Lulzim Basha, pas nxjerrjes së PD forcë e tretë, deklaroi para mediave se largimi i tij nga PD do të sillte shkatërrimin e kësaj force politike.

Ai premtoi se shumë shpejt do t’i jepte goditjen përfundimtare Edi Ramës dhe do shpëtonte vogëlushët shqiptarë.

Me sa duket dalja e PD në vend të tretë përveç lodhjes fizike i ka shkaktuar atij dhe një ezaurim mendor që u pa që ditën e parë kur deklaroi se nuk kishte humbur asnjë garë në jetën e tij.

“Do ta bëjmë me një dialog të hapur me njëri tjetrin dhe votuesit tanë që përfundimit ti japë një goditje përfundimtare kësaj keqqeverisje. Kemi një ditë tjetër rekord të çmimit të naftës. Garantoj shqiptarët se ne nuk do ta lëmë me votimin kundra të PS, nuk do ta lëmë thjesht me depozitimin e kallëzimeve në SPAK. Hetimin dhe vënien para përgjegjësisë jo të një apo dy personave dhe të rikthimit të këtyre parave të qytetarët shqiptarë. Ato janë para e shqiptarëve, dhe ajo maskaradë aty brenda nuk mund të fshehë. Një njeri ka vendosur ta trajtojë Shqipërinë si çiflig, Të bëhemi bashkë në këto beteja pavarësisht se kemi diferenca mendimi. Bëhet fjalë për vogëlushët shqiptarë”, tha Basha.

About Redaksia

Check Also

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, plagoset deputeti

– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në një magazinë ndërtimi. …

Leave a Reply