Protesuesit bllokojnë rrugën pranë ish-Bllokut! Qytetarët i bëjnë rezistencë policisë

Protestuesit në Tiranë kanë bllokuar rrugën pranë ish-bllokut ndërsa policia ka ndërhyrë duke i zhvendosur ata. Efektivët i kanë ngritur qytetarët të cilët ishin ulur në tokë ndërsa iu ka bërë thirrje atyre të lirojnë qarkullimin.

Qytetarët bëjnë rezistencë duke mos u larguar ndërsa kanë bllokuar qarkullimin me koshat e mbeturinave. Më tej ata thonë se do ta vijojnë protestën kundër rritjes së çmimit të naftës.

“Varemi nga nafta, nuk largohemi, qytetarët kanë vendosur ta përshkallëzojnë protestën”, tha një qytetar.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

E ka vendosur në krye të axhendës së tij. Ambasadori i ri amerikan e renditi …

Leave a Reply