Shpërthejnë protestat në të gjithë vendin, bllokohen rrugët nga Saranda në Kukës  

Qytetarët shqiptarë janë irrituar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës. Proteatat kanë shpërthyer sot në të gjithë vendin. Duket se edhe ndalimet që janë bërë nga policia, nuk kanë ndaluar qytetarët që të dalin në sheshe të qyteteve.

Durrës, qytetarët bllokojnë rrugët

Qytetarët e Durrësit kanë dalë në protestë në ditën e dytë, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë.

Njësoj si dje, edhe sot protestuesit kanë bllokuar rrugët, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve.

Protestuesit paralajmërojnë se rezistenca do të vijojë deri në uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Bllokohet qarkullimi në Lushnje

disa qindra qytetarë të Lushnjes të cilët kanë bllokuar rrugën nacionale, konkretisht te rrethrrotullimi i Plugut.

Forcat e policisë janë përplasur me protestuesit duke kërkuar lirimin e rrugës por një gjë e tillë ka hasur kundërshtimin e fortë të tyre.

Njëkohësisht protesta për uljne e çmimit të naftës po zhvillohen në Tiranë, Durrës, Rruga e Kombit, Shkodër, Elbasan.

Bllokohet rruga edhe në Sarandë!

Protesta për rritjen e çmimit të naftës po zhvillohet edhe në Sarandë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën duke u ulur në tokë ndëesa kërkojnë që shteti të ulë çmimet.

Siç shihet në pamjet e siguruara disa prej tyre kanë fikur makinat duke bllokuar qarkullimin. Një qytetar thotë se shteti ka mundësi të ulë taksat.

“Greqia po subvencionon të gjitha familjet me lekë në dorë. Na thotë ne rritet energjia kur ne po e prodhojmë. Pse po na manipulon Rama? Kryeministri na thotë energjia është rritur në botë dhe ne s’do na e ngrejë. E tha mirë ai në Tiranë, ai të ngrejë çmimet dhe në të ulim pantallonat. Vetëm kjo ka ngelur”, tha qytetari.

Shkodër: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur

Një grup studentësh në qytetin e Shkodrës kanë dalë sërish sot në protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera në qendër të qytetit

Ata thonë se, po përballen me rritjen dhe të çmimit të biletave. “Janë dyfishuar çmimet, ndërsa në duar mbajnë pankarta në duar ku shkruhet: Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Shqipëria është e para vetëm në çmimin e naftës”, u shpreh njëri nga ata.

Kukës, bllokohet “Rruga e Kombit”

Me qndra qytetarë në Kukës zhvilluan një marshim në formë proteste ndaj rritjes së çmimit të naftës, por edhe të ushqimeve. Qytetarët kanë bllokuar Rrugën e Kombit.

Marshimi i tyre ka nisur nga Stacioni i Autobusëve deri në sheshin e qytetit.

“Rritja e çmimeve po shkakton efektin zinxhir negativ tek të gjithë, sidomos tek familjet e varfra”, deklaruan qytetarët kuksianë.

Prrenjas, qytetarët fikin makinat dhe bllokojnë rrugën, 15 të shoqëruar

Banorët e Prrenjasit kanë protestuar ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të karburantit. Siç shihet në pamjet e siguruara qytetarët kanë fikur makinat duke bllokuar rrugën. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar rreth 15 persona.

Kujtojmë se një ditë më parë protesta ka pasur në Tiranë dhe Durrës kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë paralajmëruar se do protestojnë çdo ditë.

Taksistët nesër kanë njoftuar se do të protestojnë me makinat e tyre në bulevard ndërsa të shtunën qytetarët do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’.

“Ne po të shikojmë, kemi hidrocentralet më të mira në Europë dhe prapë nuk kemi energji elektrike. Për naftën, ne kemi naftë sa të duash në Ballsh. Por, këta keqpërdorojnë. Të shkojmë në shtete të tjera, janë më të lira se këtu. Të merren masa që populli të lehtësohet, se janë çmime të papërballueshme”, deklaroi një qytetar në Shkodër.

Ndërsa, aktivisti Migen Qiraxhi në Tiranë tha se, duhet që të gjithë qytetarët të dalin në shesh, që të diskutohen hallet e tyre. “Duhet të dalim të gjithë në këtë shesh e të protesojmë. Ne i shohim ata me makina luksoze. Ata i shikojmë se mbrojnë njëri-tjetrin, por se nuk flasin kurrë për hallet e qytetarëve. Nuk ka qetësi më të madhe sesa kur qytetarët mblidhen e kuvendojnë problemet e tyre. Ne mund të jemi të majtë apo të djathtë, por të gjithë paguajmë naftën njësoj. Populli të ngrihet ndaj rritjes së çmimeve përtej çdo limiti normal. Ne nuk ndalemi, sot i kemi vënë përpara. Kjo qeveri të lirojë naftën nga taksat që po ua marrin frymën, taksa e qarkullimit duhet të hiqet për sa kohë jemi në krizë”, tha ndër të tjera Qiraxhi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply