Mr. Niet

Kush është Sergej Lavrov, kreu i diplomacisë ruse

Ministri i Jashtëm i Kremlinit është një prej figurave me përvojë më të madhe në shërbim të Putinit dhe aftësitë politike të tij njihen në kancelaritë e të gjithë botës. Nuk është mister se ishte kundër pushtimit të Ukrainës, kështu që sot duket larg nga rrethi i ngushtë i presidentit.

«Nuk kemi në program të sulmojmë vende të tjera, nuk e kemi sulmuar as Ukrainën». Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov është paraqitur në konferencën për shtyp në Regnum Carya Hotel të Antalias në Turqi, me fytyrën prej lojtari pokeri, sikur këto javë të qenë një kalim normal në historinë e Rusisë, të Europës dhe të botës. Duket sikur ridëgjon të njëjtat fjalë në Konferencën e Mynihut në 2015, kur tha se në Krime Rusia nuk kishte bërë asgjë të paligjshme.

Në një ditë tjetër potencialisht vendimtare që më pas nuk ka rezultuar e tillë – si praktikisht të gjitha të mëparshmet – Lavrov është kufizuar të ritheksojë pozicionin e vendit të tij – «i jemi përgjigjur një kërcënimi ndaj Federatës Ruse» – dhe ka akuzuar homologun perëndimor, duke nënvizuar se Pentagoni ka krijuar laboratorë në Ukrainë «për të zhvilluar armë biologjike». Natyrisht akuzë e refuzuar tashmë nga Shtetet e Bashkuara. Do të gënjente sërish duke thënë se «përpjekja për korridorët humanitarë të Rusisë mbetet», pasi ka ditë që çdo tentativë për të evakuuar civilët shtyhet nën goditjet e artilierisë ruse.

Lavrov është si trajner futbolli kompanie që mbron zgjedhjet e klubit edhe kur i shesin qendërsulmuesin e parapëlqyer. Është një prej njerëzve të besuar të Vladimir Putinit, udhëheq ministrinë e Punëve të Jashtme ruse nga marsi i 2004 dhe e di gjithmonë se çfarë kërkon presidenti. Por është tashmë i domenit publik lajmi që do ta shikonte sa më pak skeptik mbi pushtimin e Ukrainës. Për një të mësuar të bëjë ekuilibristin midis teprive të Kremlinit dhe etiketës së samiteve ndërkombëtare, sulmi ndaj Ukrainës përfaqëson një tronditje vështirë për t’u asimiluar dhe në fakt qysh nga ditëtë e para të pushtimit prania e tij është bërë gjithnjë emë e zbehtë, për t’u rishfaqur më pas përsosmërisht në linjë me regjimin: në oborrin e Putinit nuk është se ka shumë alternativa.

Në dy dekadat e fundit Lavrovi është njeriu i ngarkuar që të përkthejë në gjuhën e diplomaciss ambiciet gjeopolitike të carit. Nganjëherë falë aftësive të tij dikush e ka bërë të kalojë për një pëllumb në vend të një fajkoi, ka mundësi duke marrë një grusht. Ministri rus ka ditur gjithmonë të dialogojë me Perëndimin pavarësisht divergjencave dukshëm të pakalueshme. Në një artikull të 2013, «New York Times» shkruante për të: «Është një burokrat, është një diplomat i mirë dhe nuk do të thotë kurrë asgjë që kundërshton vijën zyrtare të Kremlinit». Diplomatë dhe ministra të Jashtëm të të gjithë botës e pasqyrojnë si diplomat të ashpër dhe jashtëzakonisht të sofistikuar, i përkushtuar ndaj punës. Në ditarin ku rrëfen për vitet e tij të kaluar në Farnesina dhe në Palazzo Chigi, Paolo Gentiloni e quan «dinak dhe të lezeçëm […] njeriun më inteligjent që kam njohur ndonjëherë» (“Sfida impopuliste”).

Ish ministrja e Jashtme austriake Ursula Plassnik e ka quajtur Lavrovin «një prej aktorëve të politikës së jashtme më të informuar dhe të respektuar të panoramës globale», një që gjatë vizitës së tij të parë në Moskë e kishte pritur me një buqetë me trëndafilë të verdhë dhe janë tashmë të famshme bisedat e tij të gjata – duke shëtitur apo të akomoduar në kolltuk – me ish sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, me të cilin nuk mund të thuhet se ndaj vizione politike. Megjithatë të menaxhosh artin e diplomacisë nënkupton edhe të dish të ndërtosh një pozicion force në momentin kur je ballë për ballë. Në arkën e pajisjeve të Sergej Lavrovit nuk mungojnë tonet e ashpra e akuzat direkte dhe nganjëherë duhet të jetë i pakalueshëm më shumë se çdo njeri tjetër në dhomë: në fund të fundit, nofka si Mr. Niet (Zoti Jo) nuk i qëndron edhe kaq keq.

Ka kaluar rreth një muaj qysh ka tentuar të përqeshë ministren e Jashtme britanike Liz Truss për njohjen e pakët të saj mbi gjeografinë rue dhe rreth një vit më parë ka dashur të poshtërojë Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell, duke përzënë nga Rusia një grup diplomatësh europianë, fajtorë se kishin marrë pjesë në manifestime në mbështetje të Aleksej Navalny, pak përpara një takimi bilateral.

Sergej Viktoroviç Lavrov ka lindur në Moskë më 21 mars 1950 dhe e ka nisur karrierën e tij më 1972 pasi është diplomuar në Institutin e Marrëdhënive Ndërkombëtare të Universitetit të Moskës, qendër formimi e shkëlqyer e shkollës diplomatike moskovite. Puna e parë ka qenë ajo e sekretarit në Seksionin për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare të Bashkimit Sovjetik; më pas këshilltar sovjetik në Kombet e Bashkuara për rreth një dekadë në vitet ’80. Dhe në Federatën Ruse të sapolindur ka filluar si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, përpara se të kthehej në Kombet e Bashkuara me cilësinë e ambasadorit të Rusisë. Pastaj, nga 2004 është bërë ministër i Putinit. Do të mjaftonte kurrikulumi i tij për të nuhatur se nuk futet në setereotipin e funksionarit publik sovjetik të nënshtruar ndaj ideve të partisë.

Lavrovi flet shkëlqyeshëm 4 gjuhë: anglisht, frëngjisht dhe cingalisht, që e mësoi në detyrën e tij të parë jashtë vendit, në Sri Lanka, përveç rusishtes. Ka një pasion për rafting, futbollin, poezinë, uiskin dhe, natyrisht, cigaret, që e çuan në përplasjen me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, që kishte ndaluar pirjen e duhanit në Pallatin e Xhamtë. Për Lavrovin, diplomacia mund të jetë një armë themelore për një vend të madh dhe të militarizuar si Rusia. Nga ana tjetër ishte instrumenti i përkëdhelur i njërit prej pikave të tij të referimit në historinë politike ruse: Princi Aleksandr Gorçakov, ministër i Jashtëm në shërbim të carit nga 1856 deri më 1882, me fjalët e Lavrovit, kishte arritur «të menaxhonte rivendosjen e influencës ruse në Europë pas humbjes së luftës në Krime dhe e bërë pa ju drejtuar armëve, por ekskluzivisht nëpërmjet diplomacisë».

Por sot qëndrimi i tij duket se e ka bërë thuajse një outsider në qeverinë ruse, në margjinat e rrethit të Putinit. Përtej dëmit, edhe befasia: është dukue akoma edhe më i dobët politikisht kur javën e kaluar pjesa më e madhe e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara ka dezertuar sallën teksa Lavrovi kërkonte të mbronte pushtimin e Rusisë gjatë një lidhjeje me video. Ka mundësi në këtë fazë ministri i Jashtëm thjesht po pret që të kalojë batica, në pritje të radhës së tij.

E di se nuk mund të ndërhyjë me dinamikat e Kremlinit, nuk mund t’u japë rremave në drejtimin e kundërt me atë të Putinit, kështu që pranon ta reduktojë detyrën e tij në atë të zëdhënësit të vendimeve tashmë të marra. Tani për tani Lavrovi e vë përvojën e tij në shërbim të strategjive që sipas të gjitha gjasave nuk i pranon apo jo krejtësisht. Të fundit e demonstrojnë deklaratat e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pas takimit me dyer të mybllura në Turqi me Lavrovin. «Më ka thënë, duke më shikuar në sy, se fitot e grave shtazëna të bëra në mes të gërmadhave qenë false dhe që Rusia kishte goditur spitalin pediatrik pasi ushtria ruse ishte absolutisht e sigurtë se ishte nën kontollin e ushtrisë ukrainase».

(nga Linkiesta)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Çeku një milion

Nga Agim Xh. Dëshnica -Tragim i jetuar- Mbarim dhjetori 1998. Thëllimi i maleve nën borë …

Leave a Reply