Paloka publikon videon: Kur “reflekton” L.B, përfundimi dihet…

Deputeti Edi Paloka ka postuar videon virale të Bashës, i cili thotë se do reflektojë pas çdo humbje.

“Kur “reflekton” L.B, përfundimi dihet; bëhemi gati për “reflektimin” e radhës”, shkruan ai.

Lulzim Basha iu përvodh gazetarëve dje duke deklaruar se po reflekton për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit, kur doli forcë e tretë politike në vend.

Por nuk është hera e parë që Lulzim Basha deklaron se do të reflektojë pas çdo humbje, por në fund nuk largohet.

Kjo ishte humbja e gjashtë elektorale për të, por Basha edhe pas kaq ditësh, kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe deputetëve të tij po i kërkojnë largimin flet për reflektim.

About Redaksia

Check Also

Ish-zyrtari i Pentagonit, thirrje Marco Rubios: Vepro tani për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri

Michael Rubin Ish zyrtar në Pentagon A do të jenë zgjedhjet e muajit të ardhshëm …

Leave a Reply