Protestë kundër rritjes së çmimeve, fermerët e Myzeqesë bllokojnë autostradën Lushnjë–Fier

Rreth orës 08.30 te paradites, fermerët e Myzeqesë protestuan kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve bujqësore. Ata bllokuan autostradën Lushnje-Fier në vendkalimin e “Pushimit të shoferit”. Ne kete proteste i vu re dhe prania e forcave te rendit ne numer te pakët.

Protestuesit e shumtë në numër fillimisht kanë protestuar paqësisht, por rreth orës 9:00, kanë thyer kordonin policor dhe kanë bllokuar për rreth 30 minuta autostradën, duke krijuar radhë kilometrike në të dy kahet e saj. Por, sipas protestuesve. protestat nuk do të ndalen këtu, por do të vazhdojnë deri në reagimin e plotë të qeverisë, pasi fermerët nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër.

Përfaqsues të fermerëve u shprehën përpara të pranishmeve se, bujqësia po dështon. Çmimet e larta jane të papërballueshme ndaj dhe tokat bujqësore po rrinë djerrë. Rinia po largohet çdo ditë nga një vend që nuk ka shpresë.

Protesta të tjera janë lajmëruar. Sot ne orën 17.00 ne qëndër të qytetit të Lushnjes është lajmëruar nga rrjetet sociale për një tjetër protestë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply