Protestuesit bllokojnë portin e Durrësit, përleshje në Berat

Në Durrës protestuesit kanë bllokuar portin e Durrësit duke mos lejuar që të futet asnjë automjet. Turma e qytetarëve doli përpara hyrjes së portit duke bllokuar gjithçka. Ishte një lëvizje e shpejtë e protestuesve duke kapur të papërgatitur policinë, që ishte në krahun tjetër duke mos lejuar bllokimin e autostradës.

Në Berat ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policinë. “Çfarë bëni ore? Nuk keni turp ore? Ata janë fëmijë, janë minorenë orë. Ata janë 10 vjeç ore” ishin thirrjet e qytetarëve duke i kërkuar policisë që të ndalë shoqërimet.

About Redaksia

Check Also

Dhunohet dhe përfundon ne spital Ergys Agasi/ Skandali: Rama nuk lejon të jetë në kërkim nderkombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për biznesmenin në …

Leave a Reply