Revolta pë rritjen e çmimeve, protestuesit në Lushnje përplasen me policinë

Është përshkallëzuar protesta e fermerëve të Lushnjës, të cilët kanë tentuar të bllokojnë udhëkryqin “Pushimi i shoferit”, për t’i dërguar një mesazh tjetër qëverisë që të marrë masa kundër çmimeve të larta të naftës dhe ushqimeve që po ngrihen dita ditës.

Pamjet e sjella nga gazetari Julian Kasapi tregojnë se forcat policore janë lidhur krah më krah për të krijuar një gardh dhe për të mos lejuar bllokimin e rrugës, por protestuesit kanë qënë të shumtë dhe kanë dalë nga të dyja krahët e udhëkryqit ndërkohë që pas tyre renditet një varg i gjatë makinash.

Protestat në vend kanë nisur prej tre ditësh dhe janë organizuar nga vetë qytetarët në rrjetet sociale kundër spekullimeve që po bëhen me çmimet e naftës, energjisë, ushqimeve, gjoja në emër të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply