Shpërthen revolta edhe në Korçë, studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë

Studentët në Korçë janë ngritur në protestë sot kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe nga Universiteti “Fan S. Noli” i janë drejtuar Katedrales, me pankarta në duar e thirrje për shtrenjtimin e naftës dhe shumë produkteve ushqimore.

Policia është përpjekur t’i shpërndajë studentët, por ata nuk janë bindur, duke vijuar protestën.

Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe çmimit të biletave të transportit për studentët që udhëtojnë çdo ditë nga zonat përreth në Korçë, për të ndjekur studimet.

Prej dy ditësh po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, Durrës, e Korçë, ku pjesë e kauzës u bënë qytetarë të shumtë. Gjithashtu, në protestë të enjten dolën fermerët e Devollit dhe Myzeqesë.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply