6 Marsi, sirenë alarmi për bashkimin e të gjithë demokratëve mbi bazën e Votës së lirë!

Nga Myqerem TAFAJ

6 Marsi është sirenë alarmi për Bashkimin e madh të të gjithë demokratëve mbi bazën e VOTËS së lirë!

Demokratët dhe opozitarët presin një PD dhe POL OPOZITAR fitues që zgjedhjet vendore 2023!

Nëse dikush mendon se mund të presim zgjedhjet parlamentare 2025 për fitore, do të jetë shumë vonë dhe jo vetëm PD por edhe e Djathta do të defaktorizohet plotësisht si alternativë qeverisëse ndoshta për një dekadë.

Lidershipi politik i nje partie eshte legjitim per te perfaqesuar antaresine e saj vetem nese gezon shumicen e votave te saj! Diktatorët nuk kane nevoje per  vote, sepse nuk perfaqesojne antaret e nje partie apo qytetaret, por i shtypin dhe sundojne mbi ta! Te insistosh te mbash PD kur nuk ke as 1/3 e votave te demokrateve, do te thote ti sundosh dhe jo ti perfaqesosh ata!

Deputetet e PD kane vetem nje rruge: te respektojne Voten e shumices se demokrateve, ne menyre qe te mbeten perfaqesues legjitim te tyre!

Demokratet presin bashkimin e madh mbi bazen e Votes!

Demokratet dhe te djathtet presin nje PD dhe te Djathte fituese ne 2023!

Koha per nje PD dhe nje Pol i se Djathtes fituese ne Shqiperi që në 2023!

Particka me 5 % janë thike pas shpine për demokratët dhe OJQ biznesi për disa politikanë!

6 Marsi ishte Sirena e Alarmit për cdo demokrat dhe opozitar shqiptar për tu bashkuar mbi bazën e Votës!

Nëse PD dhe Poli Opozitar i së Djathtës nuk do të jenë fitues në 2023, atëhere edhe 200 mijë demokratë të tjerë do të largohen nga vendi dhe në 2025 nuk do mbetet më opozitar në vend që të votoj dhe Rama do të fitoj mandatin e katërt me 70% dhe jo 45% !

Koha që të gjithë të respektojnë vullnetin e Votës së shumicës së demokratëve të shprehur më 6 mars!

30 Prilli është shans i madh për këdo që synon të kërkoj votën e demokratëve!

Ti nënshtrohemi dhe ti besojmë vetëm demokratëve. Vetëm ata mund të zgjedhin liderin që do ti coj në Fitore që në zgjedhjet vendore 2023! Madje, për mendimin tim, antarët të zgjedhin gjithë lidershipin (nënkryetarë, sekretar i përgjithshëm, antarë të kryesisë), në mënyrë që të kemi një lidership me legjitimitet të padiskutueshëm.

Le të gjejmë mekanizma apo institucione ad hoc për të krijuar kushtet që VOTA në Kuvendin e 30 Prillit të jetë transparente,  e pa diskutueshme dhe e pranuar nga të gjithë. Ka mundësi pa fund për ta zgjidhur këtë. PD ka burime njerëzore pa fund, plot personalitete pa interesa karriere, madje edhe bashkëpunim me fondacione të partive simotra që mund të ndihmojnë për ta bërë këtë proces transparent dhe të gjithëpranuar.

Duhet vullnet politik dhe gatishmëri politike nga të gjithë për tu ulur dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë por vetëm mbi bazën e një parimi: VOTA e lirë e demokratëve!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply