Sot në selinë blu po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku Bash apo përballet me kërkesën e shumë deputetëve që të japë dorëheqjen.
Por, mësohet se Lulzim Basha vijon ‘lutjet’ për të shpëtuar karrigen e tij, duke tentuar të fitojë kohë.
Mësohet se Basha ka thënë se duhet që të rikuperohet çdo hap i gabuar i hedhur nga ato dhe që përgjegjësinë kryesore e mbaj unë.
“Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumice nga radhët tona që nuk votoi”.
Kështu mësohet të jetë shprehur kreu demokrat Lulzim Bahsa përballë presionit të deputetëve demokratë që i kanë kërkuar atij dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.
“Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim te përbashkët të të gjitha strukturave te PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”.