Dhjetëra mijëra poshtë zyrës, Rama: Pakicë e çartur, vazhdoni protestën ju, unë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën që po zhvillohet poshtë zyrës së tij. Rama ka injoruar sërish protestën qytetare, ku në ditën e katërt numri i qytetarëve që protestojë poshtë zyrësh së tij është dhjetëra mijëra vetë. Rama përsëri i ka quajtur “pakicë” ata dhejtëra mijëra vetë që po protestojnë.

“Sa per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave!

Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply