Alibeaj-Bashës: Tërhiqu nga drejtimi i PD

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqet nga drejtimi i PD. “Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se, Sali Berisha nuk ka më vend në PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh. Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin që ju moret. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin më të madh. Është dhe 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur.

Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD-në qe te ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreji si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi.

E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto 2 pjesë e kane një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundës”, ka thënë Alibeaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …

Leave a Reply