Këlliçi: PD është kthyer në burg! 95% e grupit duan dorëheqjen e Bashës

Deputeti i PD dhe njëherazi Kryetar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka folur për krizën e brendshme në parti dhe zhvillimet e fudnit në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

I ftuar në Vizion Plus, Këlliçi tha se 95% e grupit parlamentar i ka kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen dhe se refuzimi i tij është për tu studiuar pasi vazhdon akoma të qëndrojë.

Gjithashtu Këlliçi u shpreh se ka marrë ankesa nga një sërë kolegësh se PD është kthyer në një pavion psikiatrik.

“Janë vetëm tre ose katër persona që i kanë kërkuar një hap pas Bashës. 95% e grupit i kanë kërkuar të dorëhiqet. Unë nuk e di si dhe ku mund ta gjejë një politikan kurajon që të këtë këtë lloj refuzimi popullor qytetar, të mbështetsve të tij, t’ja kërkojnë dorëheqjen dhe të vazhdojë të qëndrojë.

Do të jetë një rast studimor për vite me radhë sjellja e Bashës. Basha po bllokon çdo proces zgjedhor brenda PD. Edhe Basha është i ftuar në 30 prill të futet në garë. Futu në garë merr me shumë vota se Berisha dhe largohet vetë ai. PD është kthyer në burg, në bunker. Basha ka vendosur të mos dalë nga ajo seli, taksirat i demokratëve ta nxjerrin me çdo çmim e çdo kusht”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply