Kryetari i PD Berat kërkon largimin e Bashës: Detyrimet e tua ndaj demokratëve nuk lahen në jetë të jetëve

Nga Gazment AZIZI

Zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan për një kapitullim pa kushte të Partisë Demokratike dhe sidomos të kryetarit të saj z.Lulzim Basha.

Sot PD dhe Lulzim Basha janë të braktisur ,jo vetëm nga drejtuesit e strukturave dhe anëtarësia, por edhe nga simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë.

z.Lulzim Basha ,sot është koha që ju të largoheni dhe t’i hapni rrugë riorganizimit të strukturave të PD në çdo nivel!

Ju, dhe të gjithë ne që besuam në kauzat tuaja, në betejat dhe sfidat e humbura jemi të dështuar.

Nëse doni të bëheni pjesë e zgjidhjes,nëse doni që demokratët të bashkohen, që Shqipëria të ketë një alternativë dhe një shpresë për të ardhmen atëherë JEPNI DORËHEQJEN!

Mjaft më!

Detyrimet tuaja ndaj demokratëve nuk lahen në jetë të jetëve, kjo është më e pakta që mund të bëni për ta.

Largohu!

Rroftë PD!

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply