Qytetarët e Elbasanit në protestë: Edi Rama paguhet me taksat tona!

Protestave masive kundër rritjes së çmimeve iu bashkuan këtë të shtunë edhe qytetarët e Elbasanit. Fillimisht protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit, ku organizatorët mbajtën fjalimet e rastit. Ata kërkuan paketë të vërtetë sociale për të ndihmuar popullatën jo paketa false si ajo qe prezantoi kryeministri sot. Teksa akuzuan politikën dhe i faturuan përgjegjësinë për situatën në të cilën gjendet vendin ftuan qytetarët tu bashkohen.

Në shenjë simbolike protestuesit marshuan nga qendra e qytetit deri tek vendi i cili njihet ndryshe si “rreth rrotullimi i luleve” që të çon në autostradën Elbasan-metalurgji, ku i priste kordoni i policisë. Gjatë marshimit qytetarët listuan arsyet se përse iu bashkuan protestës, ndërsa nuk mungonin edhe prindër me fëmijë.

“Ne jemi këtu edhe për ju (Policët). Edi Rama paguhet me taksat tona. Ulni taksat. Paketa e ndihmës sociale ishte tallje”, thanë qytetarët.

Kjo ishte protesta e pare e mbajtur nga qytetarët elbasanas që pas hovit të çmimeve.  Protesta në Elbasan u mbyll paqësore ndërsa gjata marshimit në shenjë sensibilizimi shoferët në lëvizje i fikën mjetet në rrugë.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply