Spaho: Përçarësi dhe shkatërruesi i PD nuk mund të japë zgjidhje

Deputetit i PD dhe njëherazi anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka reaguar pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar demokrat, ku në shumicë dërrmuese i kanë kërkuar Lulzim Bashës të lirojë karrigen e kreut të partisë.

“I braktisur nga shumica absolute e demokratëve dhe zgjedhësve shqiptarë, ai vendos kushte, në tentativë për të ruajtur vulën dhe përfitimet ekonomike dhe financiare që ja jep bashkëpunimi me Ramën”, shkruan Spaho në Facebook.

Postimi i plotë i Edmond Spahos

Lulzim Brava vazhdon te cudise. Megjithese i shkarkuar ne 11 Dhjetor, i braktisur nga shumica absolute e demokrateve dhe zgjedhesve shqiptare, ai vendos kushte, ne tentative per te ruajtur vulen dhe perfitimet ekonomike dhe financiare qe ja jep bashkepunimi me Ramen.

Percaresi dhe shkaterruesi i PD nuk mund te jape zgjidhje. Humbesi serial dhe pakica nuk i imponohen dot shumices.

Bashkimi dhe forca e PD vjen vetem nga vota e lire. Braven nuk e shpeton dot asnje makinacion.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …

Leave a Reply