Rama provokon protestuesit: Edhe 300 fish më e madhe të jetë protesta, taksa e naftës nuk ulet!

Kryeministri Edi Rama duket i bindur se çmimi i karburanteve në vend nuk ka për tu ulur sa të jetë ai kryeministër dhe kjo qeveri edhe sikur protesta të ishte 300 fish më e madhe.

Në reagimin e tij në Facebook pas protestës së gjashtë radhazi para kryeministrisë, Rama u shprehur i prekur nga këto protesta pasi është cenuar dinjiteti i kombit dhe nga këto protesta gëzohen vetëm ata që i nxisin dhe ata që janë në Kremlin.

“Unë skam asnjë problem me protestat pasi protesta në vetvete është ajo që është por edhe sikur 10 fish, 20 fish apo 30 fish apo 300 fish të ishte, taksat e naftës mbi karburante sa të jem unë kryeministër dhe kjo qeveri nuk do të hiqen, nuk ulen, nuk lëvizin.

Mua më alarmon një gjë tjetër, më alarmon cenimi i drejt përdrejtë i dinjitetit tonë, si komb, si popull si shtet, si vend, si shoqëri si shqiptar nga ky reagim i cili mund të gëzojë vetëm ata që e nxisin dhe ata që janë në Kremlin, njeri tjetër të arsyeshëm ky reagim nuk ka se si e gëzon. Nëse hipotetikisht do ishim në muajin e 3 apo të 4 të luftës dhe do ishim në muajin e 3 apo të 4 të goditjes së njëpasnjëshme të çmimeve të nivelit të jetesës dhe në kushte ku e ku më të vështira se këto të sotme, dhe qeveria nuk do kishte reaguar, atëherë mbase do ishte ky reagim krej normal, por kur qeveria nuk e ka pritur luftën fare njëherë por që kur është shfaqur në formën e disa shenjave të para të krizës energjetike ka marë një vendim për ta mbajtur ajo barrën e krizës dhe për të mos e rritur çmimin e energjisë.

Kur qeveria këtë vendim jo vetëm e ka thënë publikisht kur kriza dukej ose u përcaktua si lojë e imja, se përçfarë një kryeministër do luajë me nervat e njerëzve të paralajmërojë kriza që nuk ekzistojnë, këtë e dinë vetëm ata. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë atij vendimi edhe pse sot çmimi i energjisë që blihet në tregjet ndërkombëtrare ka hipur aty ku as nuk e imagjinomim kur e morëm këtë vendim”, u shpreh Rama.

Rama: Vetëm për rritjen e çmimeve s’mund të protestoni!

Kryeministri Edi Rama duket se ka lajthitur pasi vijon ta quajë turpin më të madh protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të cilat nuk i përballojnë dot. Kryeministri deklaroi se protestë më të turpshme se kjo nuk ka pasur në Shqipëri dhe as nuk ka se si të ketë.

Kreu i qeverisë tha se mund të ketë shumë arsye për të protestuar ndaj qeverisë, por vetëm për rritjen e çmimeve jo ndërsa theksoi se çfarë lidhje ka qeveria me çmimet që po rriten në të gjithë botën.

“Reagim më të turpshëm, se reagimi në mbështetje të kësaj proteste s’ka pasur e s’do të ketë. Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve të energjisë, që këtu nuk po përjetohet këtu se nuk po paguajnë për rritjen e çmimit të energjisë.

Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vet, çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye për të cilat duhet protestuar, por asnjë qeveri sot dhe e jona nuk është arsye për të protestuar për shkak të pasojave që ka sjellë në çmimet e shportës, karburantit dhe të tjerat, një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe që nuk e ndal dot kjo qeveri. Çlidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen e çmimit të të gjitha produkteve në mënyrë lineare në gjithë botën”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply