Këlliçi: Të shkojmë në votë! Basha pa Berishën është i fundit, kjo është e padiskutueshme!

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thekson se vota e lirë është e vetmja zgjidhje për krizën politike në PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se, ka 6 muaj që themi se vetëm vota e lirë është instrumenti demokratik që zgjidh konfliktin në PD. “I bëj thirrje ish kryetarit, të mos vijojë në rrugën e konfliktit dhe përçarjes! Rregullat e demokracisë nuk do të ndryshojnë për ty”, tha ai.

Bashkëngjitur Këlliçi shpërndan edhe një video, të një deklarate të tij në Opinion, ku shprehet se, është për të ardhur keq që ajo sigël doli forcë e tretë, por kjo tregon se Basha pa Berishën, është i fundit. Kjo është e padiskutueshme.

“Qëndrimi im është ai që ka qenë që ditën e parë: Të shkojmë në votë. Kushdo që do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje, të shkojë te kutia e votimit, të vendoset te kutia e votimit, të shkohet të votohet, të bëhet transparencë e plotë dhe ta vendosin demokratët”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply