Komisioni i Rithemelimit kërkon interpelancë me Ramën për çmimet

Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesë thuhet se bazuar në nenin 80, pika 1 e Kushtetutës, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkohet interpelancë urgjente me kryeministrin Rama.

Kjo në kushtet, kur Rama ka deklaruar se, “jemi në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë, që na prek të gjithëve ne, e që edhe ne duhet të mbajmë barrën tonë”.

Më specifikisht, interpelanca me Ramën kërkohet për këto çështje:

Paketa e masës për përballimin e krizës.

Gjendja e Rezervave Materiale të Shtetit

Gjendja e Rezervës të Sigurisë së Naftës

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …

Leave a Reply