Fotografi i njohur, Felix Bilani gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë theksoi se, Shqipëria nuk është në luftë dhe nuk ka pse të vuajë pasojat.
Bilani tha se, duhet të ndërpriten koncesionet duke qenë se vendi ynë është në krizë, duke shtuar se qytetarët duhet të dalin të protestojnë.
“Me kë jemi në luftë ne? Shqipëria nuk është në luftë me askënd. Pse duhet të vuajmë ne pasoja të tilla. Erion Veliaj nga një krahë ka bllokuar të gjithë Tiranën. Askush nga ju nuk ka ku parkon, nuk ka ku ecën. Pse nuk ndërpriten koncesionet ndërkohë që jemi në krizë. Dhjetëra të rinj arrestohen rrugëve. Deri kur do të shkohet në këtë far forme. Të shpëtojmë për herë të parë Shqipërinë”, u shpreh Bilani.