Bylykbashi: Ramës i duhet Lulzim Basha në atë karrige, ndaj Gjykata po merr kohë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, deklaroi në emisionin ‘Task Force’ me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv se Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ky është një fakt i padiskutueshëm.

Bylykbashi tha se, tashmë Bashës i kanë dalë kundër edhe deputetët e tjerë të cilët i kërkojnë dorëheqjen. Ndër të tjera Bylykbashi tha se, Gjykata po merr kohë për ligjshmërinë e statutit të PD për t’i dhënë më shumë kohë Bashës se kështu do Rama.

“Gjykata ka marrë kohë për t’i dhënë më shumë kohë Bashës se kështu do Rama. I duhet Ramës Lulzim Basha në atë karrige. Logoja dhe të tjera kanë ndryshuar, edhe statuti. Kuvendi nuk i ka dhënë kohë dhe as ultimatume Bashës, e ka shkarkuar. Anëtarësia nuk i ka dhënë kohë Bashës me referendum 44 mijë anëtarë dolën votuan, 43 mijë e shkarkuan”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply