Dhurata Çupi: Berisha po bashkon partinë, Basha të japë dorëheqjen për të mirën e PD

Deputetja Dhurata Çupi deklaron se dorëheqja e Lulzim Bashës do t’i shërbente Partisë Demokratike. Në një intervistë për Klan News, Çupi shprehet se, lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbështetjen e strukturave, ndërsa shton se lëvizja e tij ka për qëllim ngritjen dhe bashkimin e partisë.

Dhurata Çupi shton gjithashtu se pret që pas reflektimit, Lulzim Basha të marrë vendimin për t’u larguar, pasi sipas saj, kriza në PD ka arritur kulimin.

“Mendoj që lëvizja e Sali Berishës kurrë s’ka pasur qëllim për të shkatërruar Partinë Demokratike. Përkundrazi i besoj lëvizjes së tij në kuptimin e ngritjes dhe bashkimit të Partisë Demokratike.

Nuk e mendoj, asnjë anëtar i strukturave të Partisë Demokratike nuk e ka menduar që nuk ka mbështetje zoti Berisha në strukturat e Partisë Demokratike. Ka mbështetje në strukturat e Partisë Demokratike. Zoti Basha duhet të japë dorëheqjen për të mirën e Partisë Demokratike.

Ne urojmë që të shkojmë drejt kësaj, të ketë tërheqje. Basha ka deklaruar se është në reflektim e sipër, presim vendimmarrjen e Bashës. Kriza e thellë është në kulmin e vet, nuk ka ku të shkojë”, u shpreh deputetja e PD, Dhurata Çupi.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply