Gjykata e Hagës: Rusia të pezullojë menjëherë operacioni ushtarak në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë ka marrë një vendim sa i përket rastit që Ukraina ka deponuar kundër Rusisë për pretendimet se Rusia po kryen gjenocid përgjatë agresionit në territorin ukrainas.

Kjo Gjykatë më shumicë votash ka marrë dy vendime si masa të përkohshme, duke i kërkuar Rusisë pezullimin e menjëhershëm të operacionit ushtarak që ka filluar më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës.

Në pikën dy thuhet se : Federata Ruse do të sigurojë që  çdo njësi e armatosur ushtarake ose e parregullt që mund të jenë të drejtuara ose të mbështetura prej saj, si dhe çdo organizatë dhe person që mund t’i nënshtrohet kontrollit ose drejtimit, të mos ndërmerr hapa për të çuar përpara operacionet ushtarake të përmendura në pikën 1.

Të dy pikat janë miratuar me shumicë votash, derisa kundër ka qenë vetëm një gjyqtar nga Kina.

About Redaksia

Check Also

Trump rikthehet me tubim aty ku i shpëtoi atentatit: Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri

Gati tre muaj pas atentatit të tij të parë, ish-presidenti Donald Trump u kthye në …

Leave a Reply