Berisha: Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit, ky është Edi Rama!

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka lëshur akuza të forta mbi shpenzimet e qeveritarëve.

“Shqiptarët, sipas Berishës, përfunduan në qytetarët me rrogën më të ulët në rajon. Edhe kjo është një proces i pashpallur në procesin e integrimit. Politika e jashtme është një politikë në favor të autokracisë. Por më e dëmshmja është kjo rajonale. Një miqësi me sundimtarin e Beogradit i cili për qëndrimet që mban ndaj genocidit nuk do të mund të ja çelë absolutisht rrugën vendit të tij drejt BE.

Ka një ndërgjegje Europa dhe nuk pranon dot mohimin e genocidit. Kjo kërkon dënimin pa kushte genocidit. Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama.

Edhe kur ai deklaron se për vendet e rajonit do respektojë kontratat. Ky mashtron kur thotë miku ynë do respektojë kontratat vetëm për Shqipërinë. Kjo miqësi për interesa tërsisht antishqiptare konsolidoi nismën e “Ballkanit të Hapur” të cilin Europa e denoncoi. Kjo është nje sjellë prapaktheu”.

Shqipëria nuk plotëson standartet. Shikoni reformën në drejtësi. Shteti ligjor nuk ekziston. E bëtë këtë për t’i kontrolluar. Shikoni tani funsiksionimin e tyre, janë garanci për të mos ecur drejt BE”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply