Berisha: Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin, u thotë shqiptarëve “Rama po bëhet Zeus”

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka ironizuar nga Kuvendi deklaratat e ministres Edona Bilali në lidhje me figurën e kryeministrit Edi Rama ku e krahason atë me Zeusin.

Berisha tha se ajo bën garë me Spiropalin ndërsa shtoi se këto janë raste të veçanta pasi gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin.

“Ka një njeri që i bën tualet ditë e natë Vuçiçit dhe ky është Edi Rama. Edhe kur ai thotë se për vende e rajonit do respektojë kontrata ku mashtron shqiptarët. Kjo miqësi patologjike për interesa anti shqiptare konsolidoi nismën e Ballkanit të Hapur që Europa e denoncoi publikisht. Një ecuri e tillë është jo vend numëro por prapa kthehu. Shqipëria nuk plotëson standard. Merrni reformën në drejtësi ju.

Kjo maxhorancë dëshmon arrogancë të paimagjinueshme ndaj qytetarëve të saj. Një njeri që është përgjegjës për këtë dramë u thotë me krenari shqiptarëve që nuk lëviz asnjë taksë.

U ftoj ju hapen pak të dhënat dhe do gjeni aty që çdo vend i BE ka lëvizur taksa. Kanë hequr ose reduktuar TVSh. Kanë subvencionuar naftën. Nuk i mbledh dot taksat në fusha të tjera dhe ka gjetur naftën për të dënuar shqiptarët. Ka gjetur miellin. Ju interesojnë fasadat. Të ilustroni. Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply