Dashnor Sula: Grupi është unanim në qëndrim, Basha do dorëhiqet, është çështje kohe

Deputeti Dashnor Sula tha sot se, grupi parlamentar i PD është unanim në qëndrimin e tij për largimin e Lulzim Bashës.

Të mbyllet i gjithë problemi, nuk është çështje orësh, ky proces është punë ditësh, ka kohën e vet. Grupi parlamentar janë të unifikuar përsa i përket problemit nga tërheqja e Bashës, nuk është çështje orësh, por kohe. Unë mendoj qe ai do reflektojë, do e shohim në ditët në vazhdim”, tha ai.

“Do të ishte e udhës të shkojmë me një komision bashkues deri në vitin 2023, për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale, por një muaj pas këtyre zgjedhjeve partia të hyjë në proces zgjedhjesh që nga kryetari e deri tek ato të degëve, që të jemi të përgatitur.

Të përjashtohet një palë për një tjetër, kjo nuk është reale. Më 18 dhjetor kam thënë jam deputet që nuk do votoj kundër largimin të një demokrati nga PD, nuk është zgjidhja përjashtimi, largimi. Nëse edhe Basha dhe Berisha s’e kuptojnë, kjo është kot, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply