Edhe njeriu i afërt i del kundër Bashës, Agalliu: I kemi kërkuar dorëheqjen, por s’dimë kur do e japë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Bashës por se kur do ta japë kjo ngelet në përgjegjësinë e tij. Kështu u shpreh deputeti Arbi Agalliu i cili theksoi se, grupi i PD-së do të ndërmarrë të gjitha hapat që ka rregullorja dhe statuti, nëse Basha nuk vepron në kohën e gjykuar nga ata.

“Grupi i PD nuk ka marrë asnjë vendim, është një proces duke u zhvilluar. Kemi kërkuar reflektim dhe një hap pas të Bashës. Basha ka vendosur në tavolinë edhe dorëheqjen. Kam kërkuar një hap pas nga Basha që do të thotë dorëheqje, po se kur e jep Basha nuk është në dorën time. Grupi parlamentar i ka kërkuar Bashës që hapat të jetë brenda një afati, nuk kemi asnjë ultimatum. Nëse nuk vepron në kohën e gjykuar nga ne, se kur Basha do ta bëjë është në përgjegjësinë e tij. Ne do marrim çdo hap që ka rregullorja dhe statuti i partisë”, tha ai.

Ai foli edhe për mospranimin e kërkesës së grupit të PD-së për interpelancën me kryeministrin Rama për situatën e rritjes së çmimeve në vend dhe masat e qeverisë. Sipas Agalliut kërkesa e demokratëve nuk u pranua me arsyetimin se duhej të dorëzohej të hënën që ishte ditë pushimi. Ai thekson se masat e qeverisë nuk janë reale dhe nuk ndihmojnë konsumatorin shqiptar.

“Jemi në një situatë ku përveç fatkeqësisë së luftës dhe reagimit real të tregjeve ne përballemi me abuzueshmërinë. Qeveria ka propozuar disa masa për të cilat nuk jemi dakord, se 80% e tyre kanë qenë të programuara në buxhet. Pjesa tjetër janë fasadë që nuk ndihmojnë familjet e konsumatorëve shqiptarë. PD ka thirrur në interpelancë km kërkova të ndyshonim rendin e ditës. Nuk është pranuar me argumentin se duhet dorëzuar ditën e hënë brenda orës 16:00, por e hëna ishte pushim dhe zhvillimet politike nuk kanë kalendar. Kryeministri duhet të paraqitet ose të delegojë një person nga kabineti për t’i dhënë përgjigje deputetëve mbi zhvillimet e masat që qeveria ka marrë. Masat janë të vonuara dhe jo reale për të ndihmuar konsumatorin shqiptar. Fatkeqësisht kjo është parashikuar prej kohësh nga PD”, tha Agalliu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply