Spaho: Oligarkët fitojnë sot 260 lekë për litër nga karburanti! Bordi i Ramës nuk i shërben qytetarëve

Deputeti demorkat, Edmond Spaho tha se, bordi i ngritur nga Rama për çmimin e karburantit nuk është në shërbim të qytetarëve. Spaho tha se, oligarkët fitojnë sot 260 lekë për litër më shumë se në nëtor.

Ndër të tjera Spaho tha se akciza për taksën e qarkullimit duhet të hiqet pasi e paguajmë dy herë.

“Kjo është drejtësia e barazia që i marrin frymën qytetarëve. Jeni dhe forcë e majtë. Të hiqet akciza për taksën e qarkullimit, e paguajmë dy herë”, tha Spaho.

Spaho e ka konsideruar të domosdoshme protestën kundër rritjes së çmimeve. Jashtë dyerve të Kuvendit ai është shprehur se nëse qeveria nuk shkundet, kjo situatë mund të marrë përmasa më të mëdha.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Spaho deklaroi se paketa e masave të publikuara nga qeveria është një plan i parashikuar që në muajin nëntor që nuk ka lidhje me situatën e krijuar tani.

“Protesta është e domosdoshme. Nëse qeveria nuk shkundet, do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Nëse qeveria nuk i gjendet qytetarëve të vet në ditën më të vështirë, përse e kemi qeverinë. Të gjitha masat që janë marrë në paketën e qeverisë kanë qenë të parashikuara që në muajin nëntor”, deklaroi Spaho.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply