Duma: Dakortësia që vjen nga 6 marsi është largimi i Bashës

Deputetja demokrate Grida Duma i kërkon Lulzim Bashës që të mos e zvarrisë procesin, por të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së.

“Ka një solidaritet me kohën që ka kërkuar, “ju lutem më jepni më shumë kohë” për të pritur edhe dy tre ditë. Por sa më shumë të reagojmë aq më mirë është për PD-në” tha ajo.

Por a ka kuptim të pritet kryesia dhe këshilli kombëtar?

“Të gjitha organet të respektohen, por duhet të kemi kujdes. Nëse deri sot kishim, kryesia zyrtare, e votuar, e emëruar, ëëëë…sot për mua grupi gëzon legjitimitetin më të lartë dhe nuk është më mirë që të zvarritet procesi” tha ajo.

Lulzim Basha është shprehur se ka mbështetjen e Kolegjit të Kryetarëve, por cfarë mendon Duma? “Nuk kam bindjen që është kolegji i kryetarëve që e mbështet, ata që janë bërë lajme nuk përfaqësojnë realitetin e kolegjit të kryetarëve.

Kryetarët janë ata që zgjidhen me votë, por kur janë të emëruar nuk përfaqësojnë shumicën. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte, tani është një dakordësi që vjen nga rezultati i 6 marsit” tha ajo.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply