Rusia mban peng basketbollisten amerikane

Rusia po vazhdon ta mbajë peng basketbollisten amerikane, Brittney Griner. Kjo po ndodh disa javë pasi ajo ishte kapur, me arsyetimin, se mbante me vete lëndë narkotike derisa kishte zbarkuar në aeroportin Sheremetyevo afër Moskës.

Mediat ruse kishin raportuar se ajo kishte me vete vaj kanabisi dhe për këtë arsye ishte kapur nga aurotitetet ruse.

Agjencia e lajmeve ruse “TASS” raporton se gjykata e Khimkit në regjionin e Moskës ka vendosur që t’ia shtyjë paraburgimin apo ndalimin basketbollistes amerikane edhe për së paku dy muaj të tjerë.

Më saktësisht, gjykata njoftoi se 31 vjeçarja do të qëndrojë në burg seri më 19 maj.

Ekaterina Kalugina, anëtare e grupit publik për të drejtat e njeriut ka thënë se e ka vizituar basketbollisten nga Teksasi, duke shtuar se ajo është duke e ndarë dhomën e burgut me dy gra të tjera.

Kalugina ka shtuar se basketbollistja e ekipit Phoenix Mercury në ligën elitare amerikane WNBA e ka pranuar vendimi dhe se nuk është ankuar për kushtet në dhomën në të cilën gjendet.

Ndërkohë, amerikanët po bëjnë presion që Griner të lirohet menjëherë pasi konsiderojnë se ajo është e pafajshme.

About Redaksia

Check Also

Ish-“ylli” i Atalantës: Mbappe s’është Ronaldo!

Josip Iličić, i cili gati sa nuk i dha fund karrierës për shkak të depresionit, …

Leave a Reply