Imami: Largimi i Bashës është çështje ditësh, është barrë e rëndë për PD-në

Ish-ministri Arben Imami deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Lulzim Basha duhet të largohet. Imami tha se Lulzim Basha është bërë barrë e rëndë për të gjithë në Partinë Demokratike.

“Duhet të largohet dhe do largohet. Çështje ditësh besoj largimi i tij se është bërë barrë e rëndë për të gjithë ata që e mbanin. Nëse deri më 6 mars Basha mendohej si zgjidhje, nuk e di se për çfarë, pas 6 marsit ai është pjesë e problemit. Humbja ishte e rëndë dhe paralajmëron humbje të tjera shumë më të rënda.”-tha Imami.

Ish-ministri deklaroi më tej se njerëz shumë të afërt të Bashës që e kanë mbështetur janë ngritur duke i kërkuar dorëheqjen. Sipas Imamit problemi nuk qëndron se a do të largohet Basha, sepse kjo është çështje e mbyllur

“10 deputetë që janë bashkuar me Foltoren. 12 deri në 14 deputetë të cilët, duke filluar nga sekretari te nënkryetarët, grup i cili kërkon largimin e Bashës por me kusht edhe moskandidimin e Berishës. Një pjesë e madhe do e kishin të vështirë të qëndronin më mbrapa”, tha Imami.

Sakaq, Arben Imami u shpreh se një zhvillim është që largohet Basha dhe i hapet rruga procesit të zgjedhjeve që nisi me kongresin e 11 dhjetorit.

“Berisha do kandidojë dhe do fitojë. Grupi që nuk kanë qenë thjeshtë të dëmshëm, por me qëllim kanë dëmtuar demokracinë, do jetë e vështirë të gjejnë vendin e tyre në një Parti Demokratike të bashakuar”, tha Imami.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply